Lajme
Rozeta Hajdari pagoi një ekspert 1 mijë euro në ditë, thotë se nuk janë shumë për një njeri
Demokracia
21:42 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Dy “ekspertë” marrin nga 1 mijë euro në ditë veç e veç nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari.

Këta dy ekspertë të punësuar nga MINT do të punojnë për 20 ditë dhe do t’iu ndahen hiç më pak se 20 mijë euro.

Ky lajm u bë i ditur gjatë ditës së djeshme, kur ministrja Rozeta Hajdari po raportonte para deputetëve në Komisionin për Ekonomi.

Ishte deputeti i PDK-së, njëheri edhe kryesues i këtij komisioni, Ferat Shala, është ai i cili e ka pyetur dhe ka kërkuar llogari nga ministrja Rozeta Hajdari, për ndarjen e kësaj shume.

“Kush kanë qenë autorët e kësaj strategjie dhe sa ka kushtu hartimi i kësaj strategjie financiare nga ministria e juaj”, pyeti Ferat Shala.

“Me këtë strategji janë shpenzuar 100 mijë euro për një grup të ekspertëve nga inkubatori i hartimit të politikave në Berlin”, u përgjigj ministrja Hajdari.

“Unë po dua me dit emrin e personit që paguhet në Kosovë 20 mijë euro, që i bie 1 mijë euro dita. A nuk janë shumë 20 mije euro për 20 ditë”, insistoi deputeti Shala, shkruan Periskopi.

Edhe më skandaloze është përgjigja e ministres, kur thotë se “nuk janë shumë për një njeri 1 mijë euro në ditë” dhe se “nuk i mban emrat e këtyre ekspertëve”.

“Jo nuk janë shumë për një njeri. Për të hartuar një politikë industriale, për të shpalosur potencialin ekonomik të Kosovës që ende nuk është një shtytës për potencial ekonomik, ne kemi pasur mundësi që t’i shpenzojmë 100 mijë euro që janë shumë pak krahasuar me nevojën e madhe. Nuk e maj mend as emrin e ekspertëve”, tha ajo.

Të ngjashme