Lajme
Rozeta Hajdari nuk bëhet “rehat”, rreth 30 vendime të sekretarëve të vet në prag të shfuqizimit
Demokracia
12:01 | 06 Korrik 2023

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë ditëve në vijim pritet t’i shfuqizojë mbi 30 vendime të vetat për udhëheqësit që mbajnë pozita zëvendësuese, të cilët janë avancuar nga ish-sekretarët e Rozeta Hajdarit në shpërputhje me akt emërimet e tyre, shkruan Demokracia.com.

Rozeta Hajdari ka vendosur që nga pozita të mos i shkarkojë vetëm drejtorët, të cilët janë zëvendësues në dikastere brenda kësaj ministrie.

Demokracia.com ka mësuar se Hajdari, e pakënaqur si gjithnjë me sekretarët e saj, tani me zëvendësuesin e ri të sekretarit në MINT, Daut Latifaj, i cili është emëruar para pak ditësh, po planifikojnë t’i shfuqizojnë rreth 30 vendime të ish-zëvendësuesve të mëhershëm të sekretarit.

Vetë Latifaj mban pozitën e zyrtarit të lartë në MINT dhe është emëruar zëvendësues i sekretarit me shkelje ligjore nga ana e ministres Hajdari, pasi që ligji parasheh që pozitën e sekretarit mund ta mbajë vetëm nëse një zyrtar është drejtor, por jo edhe zyrtar.

MINT tash e disa herë ka shpallur konkurse për disa pozita të larta, por që të gjitha janë anuluar me arsyetimin që nuk është plotësuar kriteri nga konkurrentët. Edhe për pozitën e sekretarit është shpallur tri herë konkursi, por është anuluar, sepse askush nuk ka aplikuar.

Në gati tri vjet të qeverisjes së Vetëvendosjes, shumica e ministrive i kanë pozitat e larta me zëvendësues dhe, po ashtu, kjo gjendje është edhe në MINT. Ministria që drejtohet nga Hajdari, në 7 agjenci i ka kryeshefët me zëvendësues, por edhe vetë pozitën e sekretarit. /Demokracia.com/

Të ngjashme