ShowBiz
Rovena Stefa: Ma gjeni një burrë në Kosovë dhe nuk iki nga këtu
Demokracia
16:31 | 21 Maj 2022

Share:

Këngëtarja Rovena Stefa ka folur në një intervistë së fundi për lidhjen që ka me Kosovën.

Ajo në ATV ka thënë se ka gjetur një dashuri aq të madhe te populli i Kosovës dhe se ndihet si në shtëpi.

“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli në Kosovë, saqë jam ndier si në shtëpinë time”, ka thënë ajo.

Stefa duke qeshur ka kërkuar edhe që t’ia gjejnë një burrë nga Kosovë, duke thënë se s’largohet më.

“Ma gjeni edhe një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj”, ka deklaruar Stefa./Express

Të ngjashme