Sport
Rossonerët në garë për Andersonin
Demokracia
09:54 | 11 Janar 2021

Share:

Pas Evertonit, edhe Milani është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Felipe Anderson. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se skuadra e Milanit po insiston në transferimin e mesfushorit brazilian gjatë këtij muaji.

 

Anderson para fillimit të këtij edicioni u huazua te Porto nga skuadra e West Ham Unitedit por këtë muaj do të kthehet te ekipi anglez për shkak të minutazhës së vogël në Portugali. Te Milani e shohin Andersonin si përforcim të duhur për mesfushën dhe do të tentojnë huazimin e tij për gjashtë muaj me detyrim të blerjes në fund të këtij sezoni.

Anderson e njeh kampionatin e Italisë për shkak se pesë sezone ka luajtur te Lazio përpara se ti bashkohet West Hamit në vitin 2018. Ai këtë edicion te Porto, ka një gol e tri asistime në dhjetë ndeshje në të gjitha garat kurse ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022.

Të ngjashme