ShowBiz
Ronela Hajati flet për vështirësitë e jetës
Demokracia
07:12 | 19 Gusht 2022

Share:

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi këngëtarja përmes një postimi në Instagramin e saj ka treguar për vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës.

“Kam kaq shumë probleme dhe kam pasur një jetë kaq të vështirë, por gjithmonë kam zgjedhur të qesh dhe të festoj këtë jetë që Zoti më ka dhënë duke u përpjekur çdo ditë për ta bërë më të mirë”, shkroi këngëtarja.

Ronela Hajati u komentua në media shkak i pjesëmarrjes së saj në Eurovision, ku nuk arriti ta prekte finalen e këtij festivali.

Të ngjashme