Sport
Ronaldo tregon se kur planifikon të pensionohet nga futbolli
Demokracia
10:21 | 18 Nëntor 2022

Share:

Cristiano Ronaldo ka thënë se planifikon të tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare.

Ai gjithashtu pranoi se “Katar 2022” do të jetë Kupa e Botës e fundit për të, transmeton Gazeta Express.

“Dua të luaj edhe dy vjet, tre vjet më shumë. Pra, maksimumi dy ose tre vjet. Unë dua të përfundoj karrierën në moshën 40-vjeçare. Unë mendoj se do të jetë një moshë e mirë”, tha Ronaldo në intervistën e tij për Piers Morgan.

“Por nuk e di, nuk e di të ardhmen. Ndonjëherë ju planifikoni një gjë për jetën tuaj dhe siç e kam thënë shumë herë, jeta është dinamike. Dhe kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”, shtoi portugezi.

“Është e vështirë të thuhet tani, sepse disponimi im është tani drejt Kupës së Botës. Është ndoshta Botërori im i fundit, sigurisht, Botërori im i pestë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës, por siç ju thashë më parë dhe do ta them përsëri, tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, vazhdoi tutje 37-vjeçari.

Për shanset e Portugalisë për të fituar turneun, Ronaldo u shpreh optimist.

“Jam shumë optimist. Kemi një trajner fantastik, kemi një brez të mirë futbollistësh. Mezi pres që ne të shkojmë në një Kupë Bote të mrekullueshme… [Do të jetë] e vështirë. Jashtëzakonisht e vështirë. Por gjithçka është e mundur. Por, sigurisht që ne do të konkurrojmë”, deklaroi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024