Sport
Ronaldo tregon përsëri modestinë: U kërkon pjesëtarëve të sigurisë ta lejonin një djalosh që donte përqafimin e tij
Demokracia
16:43 | 21 Shtator 2022

Share:

Kudo që shfaqet, Cristiano Ronaldo tërheq shumë vëmendje dhe fansat përpiqen të kalojnë çdo “barrier” dhe të marrin një fotografi, përqafim ose nënshkrimin e tij.

Këtë herë, një djalë e bëri këtë kur Ronaldo ishte me kombëtaren e Portugalisë, pikërisht përballë hotelit kur duhej të hipte në autobusin e ekipit.

Një djalë me fanellë portugeze ka kaluar me shpejtësi rojet e sigurisë, të cilët janë hedhur menjëherë pas tij për ta ndaluar.

Gjithçka ka ndodhur përballë Ronaldos, i cili i ka kërkuar rojës së sigurisë që ta linte djalin të ikte dhe më pas e përqafoi, ndërsa djali qante nga emocioni dhe lumturia.

Ronaldo bisedoi pak me të, më pas firmosi në fanellën e tij dhe i la kujtim për pjesën tjetër të jetës./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)

Të ngjashme