Sport
Ronaldo tregon këmbën e gjakosur pas ndeshjes ndaj Evertonit
Demokracia
20:05 | 09 Prill 2022

Share:

Ylli portugez i Manhester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka dal i dëshpëruar nga fusha pas ndeshjes me Evertonin.

Skuadra e tij humbi me rezultat 1:0 humbje kjo e dhimbshme derisa atë edhe më të dhimbshme e bënte lëndimi që kishte pësuar gjatë ndeshjes.

Aitregoi këmbën e tij të gjakosur dhe të lënduar. 37-vjeçari rrokullisi çorapet e tij dhe zbuloi shenjën e tmerrshme në këmbën e tij të majtë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Ai tregoi këmbën e tij qëllimshëm ndërsa po shkonte në drejtim të zhveshtoreve pasi përfundimit të takimit.

Megjithatë, kur imazhi i këmbës së Ronaldos u shfaq në mediat sociale, ai nuk mori asnjë simpati nga tifozët e Man United në internet. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024