Sport
Ronaldo testet mjekësore do t’i kryej në Lisbonë, ky njeri e bindi t’i bashkohet Manchester Unitedit
Demokracia
16:48 | 27 Gusht 2021

Share:

Tashmë duket se gjithçka është zgjidhur sa i përket të ardhmes së Cristiano Ronaldos.

Mediat angleze kanë zbuluar se Cristiano Ronaldo do t‘i kryej testet mjekësore në Lisbonë për t’iu bashkuar më pas Manchester Unitedit.

“Manchester Evening Neës” raporton se ish-trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka biseduar me lojtarin të premten në mëngjes, kur u raportua se City është klubi i vetëm i interesuar për ta transferuar Ronaldon.

Intervenimi i tij e ka bindur Ronaldon që të mendojë rikthimin në klubin nga ku u largua 12 vjet më parë. /Demokracia.com

Të ngjashme