Sport
Ronaldo “snajper” nga rreth 30 metra, Al Nassr fiton me përmbysje
Demokracia
21:28 | 18 Mars 2023

Share:

Cristiano Ronaldo shënon golin e nëntë në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite në fitoren me përmbysje të Al Nassr 2-1 përballë Abhas.

“Ylli” portugez realizoi nga goditja e lirë nga një distancë e largët, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 78-të, teksa më herët për miqtë kishte realizuar Adam që në minutën e 26-të.

Golin e fitores për Al Nassr e realizoi Talicsa nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 86-të.

Al Nassr me këtë sukses mbetet vetëm një pikë më pak se skuadra kryesuese Al-Ittihad.

Të ngjashme