Sport
Ronaldo reagon pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth
Demokracia
14:13 | 09 Shtator 2022

Share:

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth ishte padyshim lajmi i ditës në të gjithë botën.

Reagime të shumta për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth erdhën nga shumë figura të njohura botërore, përfshirë këtu edhe yjet e futbollit, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Facebook.

“Shtatë vitet e karrierës sime u luajtën në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të 8-të që jetoj në Angli. Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj, dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik. I kushtoj respekt kujtimit të saj dhe e vajtoj këtë të humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Familjen Mbretërore”, shkroi Ronaldo.

Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96 vjeçare./Demokracia.com/

Të ngjashme