Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka reaguar më në fund në lidhje me spekulimet që e lidhnin rikthimin e tij te Real Madridi.
Të hënën, medium spanjoll “El Chiringuito” raportoi se “mbretërit” po e dëshirojnë rikthimin e Ronaldos nga Juventusi, shkruan Demokracia.com.
Tekniku italian, Carlo Ancelotti para disa orëve i mohoi të gjitha, derisa tani ka reaguar edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Të gjithë që më njohin e dinë sa i fokusuar jam në punë. Të flasin më pak dhe më shumë aksion, kjo ka qenë motoja që nga fillimi i karrierës. Sidoqoftë, në shikimin e gjitha gjërave që thuhen dhe janë shkruar së fundmi, kam vendosur të flas për pozitën time”.
“Është më shumë se mos respekt për një njeri si lojtar, mënyra si e ardhmja ime është duke u zbuluar në media është mos respekt ndaj klubeve të përfshira në spekulime, se bashku me lojtarët e tyre dhe stafin”.
“Aventura ime te Real Madrid është e shkruar. Është regjistruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në rekorde dhe mendje. Është në muzeun e stadiumit Bernabeu dhe në mendjen e tifozëve të klubit. Pas asaj që kam arritur, kujtoj se në ato nëntë vite kam pasur dashuri dhe respekt që e ruaj sot e kësaj ditë dhe gjithmonë do ta çmoj. E di se tifozët e Real Madridit do më kenë në zemër dhe unë do i kem te e imja”.
“Në episodet e fundit në Spanjë ka pasur lajme dhe tregime që më lidhnin me një numër i klubeve nga liga të ndryshme dhe askush nuk është shqetësuar të gjejë të vërteten”.
“Jam duke thyer heshtjen dhe nuk lejoj që njerëzit të flasin me emrin tim. Mbetem i fokusuar në karrierë dhe punë dhe i përgatitur për sfidat që do përballem. Ndonjë gjë tjetër? Gjithçka tjetër është thjeshtë fjalë”, shkroi ai. /Demokracia.com