Cristiano Ronaldo është prezantuar te klubi i ri në Arabinë Saudite, Al Nassr, shkruan Demokracia.com.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë që u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab, ndërsa tek sot është prezantuar nga klubi.
Pak pas konferencës për media, Cristiano Ronaldo ka takuar edhe bashkëlojtarët e tij të rinj.
36-vjeçari u prit ngrohtësisht nga shokët e rinj të skuadrës, ndërkaq i përshëndeti të gjithë më radhë.
Cristiano Ronaldo et ses nouveaux coéquipiers 💪🏽🇸🇦 pic.twitter.com/f8lPfTrTD6
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) January 3, 2023
Ylli portugez i futbollit do ta nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025.
Sulmuesi 36-vjeçar pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.
Ronaldo u largua para Botërorit nga Manchester United pas deklaratave të tij shokuese duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”./Demokracia.com/