Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon me ulje ngritje, qoftë nga skuadra me të cilën luan, apo dhe gjendja e tij fizike. Në moshën 37 vjeçare shumë lojtarë do të ndalonin së luajturi, por CR7-ta jo.
Në një intervistë portugezi foli me shumë vetëbesim për fizikun e tij dhe tha se ishte i bindur se mund të luante në nivele të larta dhe për 4 ose 5 vite të tjera.
“E di mirë që fundi i karrierës sime nuk është larg, por shpresoj të luaj dhe për 4-5 vite të tjera në nivele të larta dhe të vazhdoj të fitoj. Karriera ime ka qenë një udhëtim shumë i bukur. Ndoshta dikush do të jetë në gjendje që të arrijë shifrat e mia, por kam lënë gjurmë kudo që kam luajtur dhe kjo më bën të lumtur. E di shumë mirë që disa kualitete kanë humbur gjatë viteve, por kam maturinë dhe inteligjencën që të vazhdoj të luajë në nivele të larta”. /Demokracia.com