Sport
Ronaldo në festën e ditëlindjes i bënë vetës dhuratë një Bugatti që kushton 8 milionë euro
Demokracia
21:50 | 12 Shkurt 2021

Share:

Ronaldo vazhdon të befasojë dhe atë jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj, transmeton Demokracia.com.

Ronaldo, koleksionit të makinave së shpejti do t’i shtojë edhe një supermakinë.

Në festën e 36-vjetorint të lindjes, ylli i Juventus vendosi ta shpërblejë vetën me një veturë superluksoze Bugatti Centodieci.

Kjo makinë kap shumën prej 8 milionë eurove, është super i rrallë pasi në gjithë botën janë vetë 10-të të tillë. Ai e porositi këtë model në marsin e vitit të kaluar, dhe tani duket se është radha për ta marrë atë.

Sidoqoftë, sulmuesit portugez do të duhet të pres edhe pak sepse Bugatti filloi prodhimin vetëm disa javë më parë.

Ky model i fundit i Bugatti krenohet me një motor të shkëlqyeshëm 16 cilindra dhe mund të shkojë nga 0-100 km / orë në 2.4 sekonda dhe 0-200 km / orë në 6.1 sekonda. Shpejtësia maksimale e Bugatti Centodieci është 380 km / orë e pabesueshme.

Automjeti i Ronaldos është ende në fazën e testimit dhe do t’i nënshtrohet testeve të famshme të tunelit ajror në javët e ardhshme, pasi inxhinierët po përpiqen të sigurojnë që makina të përmbushë të gjitha pritshmëritë.

Të kujtojmë se Bugatti Chiron, koleksioni aktual i Ronaldos është prej 20 veturave përfshin gjithashtu Mercedes-Benz C220 CDI, Lamborghini Aventador LP 700-4, Aston Martin DB9, tre Ferrari, Rolls Royce Phantoms dhe Bentley GT Speed. /Demokracia.com

Të ngjashme