Sport
Ronaldo mund t’i zhgënjej shumë tifozët e Realit, planifikon transferimin te klubi spanjoll
Demokracia
18:32 | 18 Korrik 2022

Share:

E ardhmja e yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo është ndër temat më diskutabile në afatin kalimtar të verës, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi sipas të gjitha gjasave pritet të largohet nga Manchester United, por destinacioni i tij i radhës ende nuk është e qartë.

Sipas raportimeve të fundit nga “AS”, thuhet se Cristiano Ronaldo është duke e shqyrtuar mundësinë t’i bashkohet Atletico Madridit.

“Cristiano Ronaldo është duke eksploruar mundësinë për t’iu bashkuar Atletico Madridit”, raportoi AS.

Transferimi i mundshëm i Ronaldos te Atletico Madrid sigurisht se do të zhgënjente shumë tifozët e Real Madridit, skuadër në të cilën ai ishte një kohë mjaft të gjatë.

Ditë më parë, Chelsea dhe Bayern Munich refuzuan transferimin e 36-vjeçarit./Demokracia.com/

Të ngjashme