Të mërkurën, më 22 shkurt, Mbretëria e Arabisë Saudite festoi Ditën e themelimit, një festë kombëtare e shpallur nga Mbreti Salman vitin e kaluar.
Pushimi katërditor përfshin shumë ngjarje kulturore të mbajtura në të gjithë Arabinë Saudite dhe futbollisti më i paguar në botë, Cristiano Ronaldo, iu bashkua festës.
Portugezi ishte në qendër të vëmendjes në stadiumin Al-Nassr dhe në kuadër të performancës kishte veshur rroba tradicionale arabe teksa mbante në dorë një shpatë.
“Gëzuar ditën e themelimit të Arabisë Saudite. Ishte një përvojë e veçantë të merrje pjesë në festën e Al-Nassr-it”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.
Kujtojmë, në ndeshjen e fundit, kundër Al-Taawon, portugezi ka regjistruar asistimin e parë dhe të dytë në fanellën e klubit saudit dhe ka shënuar edhe pesë gola./Demokracia.com/