Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes nga Serbia në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.
Portugalia pësoi 1-2 nga Serbia në Lisbonë dhe kësisoj nuk arritën të siguronin vendin e parë për kalim direkt në Botëror, duke bërë që pozitën e parë ta kap Serbia, shkruan Demokracia.com.
Ronaldo përmes llogarisë së tij në Instagram ka shkruar se rezultati i djeshëm ishte i rëndë, megjithatë ai është optimist se ai me bashkëkombasit e tij do të kualifikohen përmes “Play-Off”-it.
“Futbolli na e ka dëshmuar përsëri e përsëri se, nganjëherë, rrugët më të vështira janë ato që të dërgojnë në vendin më të dëshirueshëm. Rezultati i djeshëm ishte i rëndë, por i pamjaftueshëm për të na rrëzuar neve”, shkroi Ronaldo në Instagram.
View this post on Instagram
“Synimi për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 është ende shumë i arritshëm dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje. Nuk ka arsyetime. Portugalia po shkon në Katar”, shtoi ai. /Demokracia.com