Sport
Ronaldo mbante në dorë një orë luksoze në konferencë te Al Nassr, zbulohet shuma marramendëse
Demokracia
15:34 | 04 Janar 2023

Share:

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë me Al-Nasr, një klub nga Arabia Saudite, për dy vjet që do t’i sjellë atij një 200 milionë euro.

Ylli portugez i futbollit u prezantua te klubi i ri të martën, duke mbajtur një konferencë për media dhe prezantimin para mijëra tifozëve në stadium.

Kështu, gjatë nënshkrimit të kontratës, shumë veta vunë re orën e shtrenjtë në dorën e tij.

Në konferencën për shtyp, Ronaldo mbërriti me një kostum dhe një këmishë të bardhë, poshtë së cilës dallohej një orë.

Bëhet fjalë për një model Rolex “Cosmograph Daytona Arabic”, i punuar me platin dhe i dekoruar me diamante.

Kjo orë është një nga modelet më të rralla Rolex që shitet ekskluzivisht në dyqane në Lindjen e Mesme dhe çmimi i saj varion nga 160,000 deri në më shumë se 420,000 euro./Demokracia.com/

Të ngjashme