Sport
Ronaldo largohet me aeroplan privat nga Italia, ja ku pritet të përfundojë?
Demokracia
15:05 | 27 Gusht 2021

Share:

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është larguar nga Italia me avion privat.

Tashmë edhe zyrtarisht, trajneri i Juventusit, Maxi Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të largohet nga “Allianz Stadium” këtë verë.

Pas tri vitesh të suksesshme te “Zonja e Vjetër”, sulmuesi portugez ka kërkuar largimin nga Juventusi. Në garë më të avancuar për shërbimet e tij deri para pak orësh ishte Manchester City.

Madje, raportohej se “CR7” është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga “Qytetarët”. Por, gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka bërë me dije se edhe ish-klubi i tij, Manchester Unitedi e dëshiron transferimin e tij.

Sipas Romanos, Ronaldo tani është në aeroplanin e tij privat duke u larguar nga Torino. E ardhmja e tij do të vendoset në orët në vazhdim me agjentin Jorge Mendes. /Demokracia.com

Të ngjashme