Cristiano Ronaldo po mundohet në çdo mënyrë që të shtyjë Manchester Unitedi drejt rezultateve të rëndësishme në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Por pakkush priste që portugezi të jepte edhe leksione si të bëjë portierin një prej atyre që prej vitesh mbahet si një i elitës në këtë rol, David De Gea.
Kamerat fiksuan në një moment të sfidës së Ligës së Kampioneve të së mërkurës Ronaldon i cili iu afrua De Geas dhe filloi t’i jepte shpjegime si të dilte të kontrollonte topin në një goditje këndi të Atleticos e më pas të priste për shokët e skuadrës teksa dilnin para.
Një moment që ka pushtuar rrjetin me tifozë të shumtë që kanë kritikuar jo portugezin, por gardianin i cili ka lënë për të dëshiruar në eksperiencën e tij te “djajtë e kuq” duke u bërë shpesh protagonist gafash. /Demokracia.com
https://twitter.com/i/status/1496634368835657730