Sport
Ronaldo i dërgon mbështetje futbollistit që ndodhet në koma, e fton në “Old Trafford” kur të shërohet
Demokracia
17:33 | 20 Shtator 2021

Share:

Cristiano Ronaldo i ka ofruar mbështetjen e tij futbollistit anglez, Danny Hodgson pasi kaloi ditëlindjen e tij të 26-të nën kujdesin intensive.

Hodgson ndodhet në spital në gjendje kome për shkak se është i plagosur rëndë nga një sulm në stacion të trenit në Perth të Australisë më 4 shtator, përcjell Demokracia.com.

Ai tani është në gjendje kritike për jetën, derisa mesazhet mbështetëse nga e gjithë bota e futbollit nuk mungojnë.

Por për shkak të rregullave të rrepta të karantinës në Australi për shkak të koronavirusit, ata nuk janë në gjendje ta vizitojnë atë në spital.

Ylli portguez, Cristiano Ronaldo e ka ftuar Hodgsonin ta shikon një ndeshje në “Old Trafford” në momentin kur gjendja e tij shëndetësore të përmisohet.

Në një video dërguar Hodgson, ai tha: “Përshëndetje Danny, sapo dëgjova për historinë tuaj dhe shpresoj që të shëroheni së shpejti”.

“Ju ftoj të vini në një nga ndeshjet [tona] në Mançester, kështu që shërohuni së shpejti miku im. Kujdes”, tha Ronaldo. /Demokracia.com

Të ngjashme