Cristiano Ronaldo ka folur fjalët e para gjatë prezantimit të tij te klubi i ri, Al Nassr.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë që u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab ka thënë se ai ka fituar gjithçka në Evropë dhe se ajo ishte ndër arsyet që ka zgjedhur Arabinë Saudite për destinacion të ri.
“Në Evropë puna ime ka përfunduar, kam fituar gjithçka. Kam luajtur për klubet më të mëdha. Kjo është një sfidë e re”, transmeton Demokracia.com.
🎙️ Cristiano Ronaldo: “In Europe my work is done, I won everything. I’ve played for the biggest clubs. This is a new challenge.” pic.twitter.com/UZnyguGt9K
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 3, 2023
Ylli portugez i futbollit do ta nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025.
Sulmuesi 36-vjeçar pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.
Ronaldo u largua para Botërorit nga Manchester United pas deklaratave të tij shokuese duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
VIDEO | Këtu mund ta ndiqni drejtpërdrejt prezantimin e Ronaldos tek Al Nassr