Sport
Ronaldo “fenomeni” rikthehet në klubin ku e nisi karrierën, por tash si pronar
Demokracia
16:33 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo e ka blerë Cruzeiron, klubin ku filloi karrierën dhe që sot garon në Serinë B të Brazilit.

Cruzeiro është një nga klubet më të mëdha braziliane, dy herë fitues i Copa Libertadores, katër herë kampion i Brazilit dhe gjashtë herë fitues i Kupës, përcjell Demokracia.com.

“Është koha të kthehemi. Është radha ime të përpiqem të ndihmoj. Jo si hero, jo me superfuqi për të ndryshuar realitetin vetë, por me përgjegjësi të madhe. Me menaxhim inteligjent dhe të qëndrueshëm për rritje afatmesme dhe afatgjatë”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Ronaldo bëri debutimin e tij për Cruzeiro në moshën 16-vjeçare dhe shënoi 12 gola në 14 ndeshje.

Më pas ai luajti me shumë sukses për PSV-në, Barcelonën, Interin, Real Madridin, Milanin dhe Corinthians. /Demokracia.com/

Të ngjashme