Cristiano Ronaldo ka kërkuar që trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique, të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, sipas burimeve të Sky Sports.
United pritet të konsiderojë Enriquen si një zëvendësues të mundshëm të Ole Gunnar Solksjaer, i cili u shkarkua këtë mëngjes.
Mendohet se ish-trajneri i Barcelonës do të ishte i interesuar të fliste me zyrtarët e Unitedit, dhe tani kuptohet se ai do të kishte mbështetjen e Ronaldos, i cili mendon se spanjolli është kalibri i duhur i trajnerit për t’i mundësuar Unitedit të konkurrojë me Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean.
Enrique fitoi tripletën me Barcelonën në vitin 2015.
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili është pa punë që kur u largua nga Bernabeu në maj, dhe menaxheri aktual i Ajaxit, Erik Ten Hag, janë gjithashtu emra që United pritet të marrë në konsideratë.
Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, është sugjeruar gjerësisht për këtë rol, por ai hodhi poshtë spekulimet javën e kaluar, duke thënë se ishte i lumtur që do të qëndronte në King Power Stadium.