Sport
Ronaldo dhe Georgina shijojnë pushimet private
Demokracia
20:40 | 16 Qershor 2022

Share:

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo po shijon disa ditë pushime me familjen, pas sezonit të tij të parë të rikthyer në Premier Ligë.

Portugezi po shijon këtë kohë relaksi në Mallorca me familjen, ndërsa është parë duke marrë rreze në superjahtin e tij luksoz prej  5.5 milionë paund.

Së bashku me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët Cristiano Jr, Eva, Matteo, Alana Martina dhe Bella, futbollisti prej dy muajsh tashmë po shijon motin spanjoll në det të hapur. Familja po qëndron në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana.

Sigurisht, ata mbërritën sipas stilit luksoz- duke përdorur avionin privat të CR7, për të fluturuar atje. Por Ronaldo u sigurua që edhe parajsa e tij lundruese të ishte pjesë e pushimeve të tij, e ankoruar në Port Adriano aty pranë.

Në fotot e shkrepura futbollisti kishte veshur pantallonat e shkurtra dhe një kapele të zezë bejsbolli, ndërsa Georgina mahniti me bikini blu. /Demokracia.com

Të ngjashme