Sport
Ronaldo aspak i kënaqur te Juventusi: E grushtoi murin dhe u largua në heshtje pas fitores kundër Genoas
Demokracia
14:52 | 12 Prill 2021

Share:

Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventusi mbetet e pasigurt.

Superylli portugez nuk dukej i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit nga Genoas dhe e hodhi fanellën pasi mbaroi ndeshja, përcjell Demokracia.com.

Gazeta në fjalë, raporton se ai vazhdoi të shfryente zhgënjimin e tij edhe në dhomën e zhveshjes, ku goditi me grusht murin, bëri dushe dhe u largua në heshtje.

36-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 27 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola e 2 asistime.

Kontrata e Ronaldos me klubin torinez skadon në qershor të vitit 2022. /Demokracia.com

Të ngjashme