Barazia
Romët, ashkalinjët dhe egjiptianët kërkojnë ndaljen e paragjykimeve
Demokracia
21:02 | 04 Nëntor 2021
Ilustrim

Share:

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Pupovci dhe drejtori i organizatës, “Zëri i Romës, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Isak Skenderi, u mblodhën për të biseduar rreth arsimit në këto komunitete.

Rexhepi është shprehur se si qeveri, rendësi të madhe i japin trajtimit të barabartë të njerëzve. Derisa  Pupovci e theksoi një problem.

“Ky hendek është rritur komuna më shumë gjatë pandemisë pasi mundësitë e fëmijëve të komuniteteve, rom, ashkalinj dhe egjiptian për ta ndjekur mësimin ‘online’ kanë qenë të më se të kufizuara. Qendrat mësimore kanë kontribuar dhe do kontribuojnë në zhvillimin e këtij hendeku duke mobilizuar potencialin e komunitetit që të ndihmoj pjesëtarët e tyre”, ka pohuar ai, transmeton Klankosova.tv.

Kurse drejtori i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Isak Skenderi tha se qendrat mësimore kanë ndikuar shumë në qasjen e komuniteteve në arsimim.

Ai gjithashtu shtoi se sfidë e tyre është planifikimi i buxhetit.

Të ngjashme
Barazia • 18 Janar 2022