Kuriozitete
Romancierja që shkroi “Si të vrasësh burrin tënd”, po gjykohet për vrasjen e burrit
Demokracia
18:54 | 09 Prill 2022

Share:

Disa vjet pasi romancierja Nancy Crampton Brophy shkroi një ese të quajtur “Si të vrasësh burrin tënd”, burri i saj u gjet i qëlluar për vdekje në klasën e tij në Institutin Kulinar të Oregonit në Portland.

Derisa ajo ese mund të ngjallë dyshimet për hetuesit, gjyqtari e ka konsideruar atë të papranueshme si provë me arsyetimin se mund të jetë paragjykuese.

Megjithatë, duket se çështja është mjaft solide, pasi nuk kishte shenja vjedhjeje në vrasje, dhe minibusi i Brophy-t u pa duke mbërritur dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes rreth kohës së të shtënave, përcjell Klankosova.tv

Gjyqi ndaj Brophy pritet të zgjasë shtatë javë.

Të ngjashme
Kuriozitete • 21 Prill 2025