Sport
Roma tregon dhëmbët, mposht bindshëm Atalantan
Demokracia
17:01 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Roma ka marrë një fitore bindëse ndaj Atalantës në sfidën e luajtur sot në Bergabo në kuadër të javës së 18-të në Serie A, shkruan Demokracia.com.

Abraham me dy gola, Zaniolo dhe Smalling me nga një ishin realizatorët për ekipin e Mourinhos, ndërsa Muriel e realizoi golin e nderit.

Atalanta me 37 pikë është në vendin e tretë, kurse Roma është në vendin e pestë me 31 pikë.

Nga fillimi për Atalantan startoi Berat Gjimshitin i cili u zëvendësua në minutën e 34-të për shkak të lëndimi, gjersa Marash Kumbulla në bankën rezervë te Roma nuk u inkuadrua fare. /Demokracia.com

Të ngjashme