Sport
Roma “shijon” për herë të parë fushën e “Air Albania”, ky ishte reagimi i Mourinhos dhe Kumbullës me shokë
Demokracia
19:46 | 24 Maj 2022

Share:

Futbollistët e Jose Mourinhos kanë zbritur në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.

Mes tyre ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili shpreson të luajë nga minuta e parë.

Mbrojtësi nga Malësia e Madhe u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërinë e Stephan El Shaarawy.

Ndërkohë që lojtarët e ekipit “verdhekuq” ishin ndarë në grupime të vogla dhe po bisedonin qetësisht mes tyre, Tammy Abraham shëtiti nëpër fushë, madje bëri provat e tij edhe te dy traversat e portave./Demokracia.com/

Të ngjashme