Sport
Roma merr lajme të mira, rikthehet El Shaarawy
Demokracia
10:50 | 23 Janar 2021

Share:

Rikthimi i Stephan El Shaarawy te Roma po bëhet realitet, kështu raporton edhe Di Marzio.

Roma dhe Shanghai kanë arritur marrëveshje për të rikthyer lojtarin El Shaarawy te klubi italian, akoma nuk dihet nëse do të jetë në formë huazimi apo transferim përfundimisht, përcjell lajmi.net.

Këtë sezon, La Lupa është duke luftuar për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe po përforcon skuadrën në këtë afat kalimtar.

Ky padyshim është një lajm i mirë për tifozët që kanë ëndërruar për një ribashkim me El Shaarawy në Romë.

Të ngjashme