Sport
Roma dhe Juventusi e duan mesfushorin e kombëtares së Zvicrës
Demokracia
09:30 | 09 Nëntor 2021

Share:

Denis Zakaria do të jetë protagonist në sfidën Itali – Zvicër, edhe në merkato.

Mesfushori i Borussia Moenchengladbach është pranë skadimit të kontratës (në qershor) dhe Roma e mendon atë si një përforcim për janarin. Sipas “Tuttosport”, edhe Juventusi është gjithashtu i interesuar për 24-vjeçarin. Ai mund të jetë një alternativë për Ëitsel.

Ndërkohë, mësohet se rrugët e Juventusit dhe Aaron Ramsey janë të destinuara të ndahen së shpejti. Klubi bardhezi po planifikon të ndërpresë kontratën e mesfushorit uellsian, e cila skadon në vitin 2023, dhe ta lërë të lirë në janar.

Megjithatë, përfaqësuesit e tij mund të kërkojnë një pagesë të pasur largimi. /Demokracia.com

Të ngjashme