Auto&Tech
Rolls Royce prek një rekord shitjesh
Demokracia
07:45 | 20 Janar 2023

Share:

Rolls-Royce arriti një rekord shitjesh në vitin 2022 duke shitur makina në 50 vende. Kjo ishte gjithashtu hera e parë në historinë 118-vjeçare të markës që shitjet kaluan 6000 njësi në 12 muaj…

Viti më i mirë në historinë e saj, për sa i përket shitjeve të makinave të reja, u regjistrua në 2022 nga Rolls-Royce. Prodhuesi britanik i makinave luksoze shiti 6,021 njësi, 8% më shumë nga viti 2021.

Shitjet e larta prej mbi 6,000 njësive nuk janë regjistruar kurrë në historinë 118-vjeçare të markës dhe tregojnë vrullin që Rolls Royce po ndërton vit pas viti në nivel global.

Karakteristik është fakti se marka ka shënuar shitje të larta në zona ku ka pasur probleme të ndryshme, ndërsa në Evropë shitje rekord janë shënuar si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Gjermani.

Parashikimet për vitin 2023 janë më të mira dhe siç shihet nga porositë e deritanishme, shifra prej 6021 shitjesh do të thyhet brenda një viti. Një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe Rolls-Royce i parë elektrik, i cili mban emrin Spectre dhe tashmë është shumë i kërkuar para se të dalë në treg.

Duhet theksuar se në vitin 2022 u hapën më shumë se 150 vende të reja pune, ndërsa në total fabrika e prodhimit punëson 2500 persona, që vijnë nga 50 vende.

Të ngjashme