Rolls-Royce, prodhuesi më prestigjioz i automjeteve në botë ka konfirmuar se po zhvillon një makinë elektrike (EV)
Kjo makinë do të quhet Silent Shadow, sipas mediave të huaja transmeton Demokracia.com.
Torsten Mueller-Oetvoes, shefi ekzekutiv i Rolls-Royve nuk tregoi një datë se kur do të lansohet automjeti elektrik.
BMW, kompania e cila ka në pronësi Rolls-Royce, aplikoi për një markë tregtare në emrin “Silent Shadow” vitin e kaluar.
Emri mendohet se është vendosur nga modeli Silver Shadow që Rolls Royce prodhoi nga viti 1965 deri në vitin 1980. /Demokracia.com/