Lajme
Roja presidenciale e Nigerit do ta gjykojë ish-presidentin për tradhti të lartë
Demokracia
23:06 | 14 Gusht 2023

Share:

Junta ushtarake e Nigerit ka bërë të ditur se do ta ndjekë penalisht presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum për tradhti të lartë dhe minim të sigurisë kombëtare.

Kjo është shenja e fundit që junta synon t’i rezistojë presionit ndërkombëtar për t’i kthyer pushtetin Bazoum.

Nga blloku rajonal i Afrikës Perëndimore Ecowas deklaruan se janë të tronditur kur mësuan se junta donte ta ndiqte penalisht atë.

Ai është mbajtur në bodrumin e pallatit të tij që kur ushtria organizoi një grushtshtet rreth tre javë më parë.

Bazoum ishte në “gjendje shpirtërore të mirë” pavarësisht se u mbajt në kushte “të vështira”, tha mjeku i tij pas një vizite.

Vizita e së shtunës u miratua mes kërkesave ndërkombëtare në rritje për lirimin e Bazoum.

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu shqetësimi që lideri Nigerit ishte akuzuar nga junta.

Bazoum, 63 vjeç, po mbahet rob me gruan dhe djalin e tij. Gjenerali Abdourahmane Tchiani, kreu i njësisë së rojeve presidenciale, e shpalli veten sundimtari i ri i Nigerit më 26 korrik, pasi e përmbysi atë.

Ecowas ka bërë thirrje që të ndalet grushtshtetit dhe se nëse nuk bëhet do të bëjnë ndërhyrje ushtarake.

Udhëheqësit e grushtshtetit kanë paralajmëruar se do të mbrojnë veten kundër çdo ndërhyrjeje.

Të ngjashme