Lajme
Rohde uron Osmanin: Gjermania do të jetë shtet mik i Kosovës
Demokracia
21:24 | 04 Prill 2021

Share:

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës.

Ambasadori Rohde  tha se Gjermani do të vazhdojë të jetë mik dhe partner i ngushtë  për Kosovën.

“Unë pres që të punoj nga afër me ju në intesifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”, shtoi ai.

Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament./Demokracia/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024