Lajme
Rohde shënon “Ditën e Përkujtimit”: Pajtimi është gjithmonë i mundur
Demokracia
13:31 | 11 Nëntor 2023

Share:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, me rastin e “Ditës së Përkujtimit”, ka thënë se pajtimi është gjithmonë i mundur.

Kështu ka shkruar ai në platformën X, transmeton Klan Kosova.

“’Më në fund armët heshtin’. Shumë e menduan këtë 105 vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore mori fund pas vitesh vuajtjesh. Sot ne e përkujtuam këtë ngjarje me miqtë tanë nga Franca, Kosova përfaqësues të KFOR-it, gazetarëve ukrainas dhe afganë dhe diplomatë tjerë. Ne kemi mësuar: pajtimi është gjithmonë i mundur”.

Kujtojmë se Dita e Armëpushimit ose “Dita e Përkujtimit” siç është njohur, e ka origjinën pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Marrëveshja e armëpushimit u nënshkrua midis Gjermanisë dhe Forcave Aleate në Paris më 11 nëntor 1918 në orën 05:00.

Të ngjashme