Ambasadori gjerman, Jorn Rode, e quajti jo të mirë për reputacionin e Kosovës ngërçin aktual politik si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme për të konstituuar Kuvendin.
Gjatë një interviste në “Rubikon”, Rohde e quajti “rekord të keq botërore” dështimin e 19-të.
“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është me rëndësi. Nuk është e mirë për Kosovën e as reputacionin e saj, sepse më duket mua që është rekord i keq botëror që për 19 herë të mos zgjedhjet kryetari.” – tha ai.