Lajme
Rohde për deklaratën e Gërvallës: Mendova që Kosova donte të anëtarësohej në KiE në maj të këtij viti
Demokracia
20:50 | 27 Qershor 2024

Share:

Për deklaratën e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, se edhe ashtu-kështu Kosova “nuk e kishte objektiv” anëtarësimin e plotë në Këshill të Evropës në maj të këtij viti, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, bllokohet thuajse krejt.

Pyetur nga Nacionale se si e komenton këtë deklaratë ai thotë se “nuk kam pse”.

“Pse ta komentoj këtë? Paskam menduar që Kosova donte të anëtarësohej në seancën e majit të këtij viti. Dhe qëndrimi jonë është se Gjermania mbështeti synimin e anëtarësimit të Kosovës kur u bë në fillim të 2023; për ta kaluar këtë aplikim në Asamblenë Parlamentare; e mbështetëm shumë; shkuam edhe te vendet anëtare për ta mbështetur. Pra, edhe njëherë, aq më herët aq më mirë. Por, duhet të çoni peshat e rënda, dhe këtë mundet vetëm Kosova, ne veç mund t’ju japim këshillat për të arritur dy të tretat e votave”, na tha Rohde.

Të ngjashme