Lajme
Rohde pas takimit të Kurtit në Strasburg: Implementimi i marrëveshjes esencial për rrugën drejt BE-së
Demokracia
17:21 | 15 Mars 2023

Share:

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur me deputet të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.

Rohde ka thënë se propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian.

Ai tutje ka shkruar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e Implementimit është esenciale për të lëvizur drejt rrugës evropiane.

“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian.!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar Rohde.

Të ngjashme