Lajme
Rohde: Kosova të lëvizë qoftë për Asociacionin ose tema të tjera
Demokracia
11:46 | 28 Qershor 2024

Share:

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovës, ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga BE-ja.

Në një intervistë për Nacionalen, Rohde i ka quajtur si mbingarkesë kushtëzimet e reja të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, në dialogun në Bruksel.

Duke folur për Kosovën, Rohde tha se duhet të lëvizë rreth Asociacionit.

“Unë jam këtu 4 vite në Kosovë, dhe qoftë qeveria, opozita, ose ekspertët politikë, thonë se ky është vendi më pro-evropian në rajon, pa dyshim, edhe çdo sondazh e thotë këtë. Kosova ka aplikuar për BE në dhejtor 2022 dhe ende është në sirtar sepse kemi realitetin e pesë shteteve mosnjohëse. Dhe këtë realiteti e tejkaloni vetëm nëse lëvizni në dialog. Dhe është vështirë e lipsen kompromise, dhe për kompromiset po punohet nga miqt e Kosovës; Kosova duhet të shohë dhe lëviz, qoftë për Asociacionin ose tema tjera. Dhe, po kthehemi sërish, mos e mbingarkoni dialogun me kushte që edhe ashtu është i ngarkuar, ku edhe s’mund të flisni me njëri tjetrin përballë” – ka thënë Rohde.

Të ngjashme