Lajme
Rohde: Ka vende skeptike për heqjen e masave ndaj Kosovës, prandaj duhet arritur tekst të përbashkët
Demokracia
20:07 | 27 Qershor 2024

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropia për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rekomanduar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por se jo krjet vendet anëtare janë pajtuar për heqjen e tërësishme dhe të menjëhershme të tyre.

NacionaleËshtë raportuar gjerësisht – dhe demantuar nga askush – që Gjermania është në favor të heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por ama vetëm pjesërisht dhe gradualisht. A është kështu dhe pse? Dhe çka të presim, ose a të presim, diçka së shpejt?

Rohde: Po i kthehem deklaratës së mëparshme. BE është një maçineri kompromisi; dhe, heqja e masave ndëshkues është në duart e shteteve anëtare. Ata kanë qëndrime të ndryshme, shumë prej tyre duan heqjen e tërësishne të masave, dhe disa më skeptike; ndërsa neve na duhet të arrijmë një tekst të përbashkët dhe tash në këtë po punohet. Kosova duhet të marr parasysh këtë. Dhe, nëse ju krijoni një atmosferë që e ndihmon heqjen e masave sa më parë, është më mirë. Dhe, takimi i djeshëm, anipse nuk ka të bëjë gjë me masat, kur vjen te krijimi atmosferës, as këtu s’e ndihmon.

Të ngjashme