Lajme
Rohde: Gjermania mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës
Demokracia
15:02 | 29 Nëntor 2022

Share:

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Rohde, këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri.

“Takim shumë interaktiv me shefat dhe deputetët e Republikës së Kosovës Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri nga delegacioni parlamentar i KE-së në Kuvend. Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde në Twitter./demokracia.com

Postimi i Jorn Rohde:

Të ngjashme