Sport
Rodgers tha se e dominoi Romën, Mourinho i ndërpretë intervistën trajnerit të Leicester Cityt
Demokracia
10:32 | 29 Prill 2022

Share:

Brendan Rodgers deklaroi se Leicester City ‘dominoi’ Romën në barazimin 1-1 gjysmëfinal të Ligës së Konferencës kur u ndërpre nga Jose Mourinho gjatë intervistës së tij pas ndeshjes.

Roma ishte fillimisht në epërsi me golin e Pellegrinit, por Leicester arriti të barazoi shifrat me Lookman.

“Nuk e di nëse kemi luajtur ndonjëherë kaq mirë, me të vërtetë dominuam lojën, shumë i kënaqur me performancën,” tha Rodgers për BT Sport.

Kishim posedimin dhe dominimin, e vetmja gjë që mungonte ishte pjesa e fundit ku dështuam të konkretizonim rastet”

Në fund të intervistës për Sky Sport Italia pati një paraqitje nga trajneri i Romës, Mourinho, i cili nga larg i tha intervistuesit: “Ai më dha verën më të mirë që ekziston”./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025