Auto&Tech
Roboti i parë që mendon me zë të lartë – Ngjall ndjeshmëri tek qeniet njerëzore
Demokracia
12:12 | 22 Prill 2021

Share:

Është prodhuar në Itali roboti i parë që mendon me zë të lartë dhe që në këtë mënyrë mëson gjëra të reja, siç bëjnë fëmijët, duke ngjallur ndjeshmëri te qeniet njerëzore.

Roboti lindi nga takimi i aftësive të Arianna Pipitone dhe Antonio Chella, të dy të Universitetit të Palermo, ekspertë përkatësisht në modelet llogaritëse të gjuhës dhe në shkencat kompjuterike dhe robotikën.

“Ne do të dëshironim t’i tregojmë robotët si makina të afta për të menduar, jo si makina të programuara në mënyrë të ngurtë. Ideja që një robot mund të ketë një lloj mendimi dhe kjo mund të ndihmojë në bashkëveprim, krijimi i nivelit të duhur të besimit është mahnitës”, tha Chella.

Pamja e robotit të përdorur në eksperiment është ajo e Pepper, një humanoid i vogël me sy të mëdhenj i përdorur në dhjetëra laboratorë në të gjithë botën. Softueri që e lejon atë të mendojë me zë të lartë është unik dhe i përdorshëm në makineritë e tjera.

Risi është se kur përgatitet të ekzekutojë një komandë, roboti u jep zë mendimeve që shoqërojnë veprimet e tij dhe e bën këtë duke ulur pak tonin e zërit në krahasim me atë kur i drejtohet qenieve njerëzore.

Për shembull, kur u pyet për të vendosur pecetën në tryezë në një pozicion që duket se është në kontrast me etiketën, roboti thotë me zë të ulët “Pozicioni duhet të jetë në pjatë dhe jo në tavolinë”.

Kërkimi i tyre, i botuar në revistën iScience, është një hap i rëndësishëm drejt një komunikimi më efektiv njeri-makinë. /ANSA/

Të ngjashme