Auto&Tech
Roboti i Google që luan ping-pong
Demokracia
17:10 | 20 Tetor 2022

Share:

Pamjet e reja tregojnë robotin të Google që luan ping-pong duke kryer një aksion epik me 340 goditje me një njeri.

Krahu robotik i avancuar shihet duke ecur pa mundim përgjatë anës së tij të tavolinës së ping-pongut derisa kthen topin e kundërshtarit, transmeton Telegrafi.

Aksioni monumental përfundon kur roboti bën një goditje të dobët drejt rrjetës, më shumë se katër minuta pasi filloi.

Google përdori skenarë trajnimi të botës reale dhe të bazuara në simulime për ta kthyer robotin në një lojtar kompetent pingpongu.

Aktualisht luan ‘bashkëpunues’ me një njeri për ta bërë një aksion të mirë, por sipas Google aftësitë e tij mund të ndërtohen që të përputhen me nivelin e çdo njeriu.

Roboti përdor një platformë stërvitore të quajtur “i-Sim2Real”, shkurt për ‘simulim në jetën reale’.

Të ngjashme