Auto&Tech
Robotët ultraviolet apo shpresa për të ardhmen e industrisë së udhëtimit
Demokracia
12:39 | 03 Prill 2021

Share:

Një robot i pajisur me dritë ultraviolet, që i shkatërron virusët, po testohet në aeroplanët zviceranë, një ide tjetër për të rikthyer besimin e pasagjerëve dhe për të kursyer industrinë e udhëtimit nga më tepër tragjedi të shkaktuara nga pandemia.

Start-upi zviceran UVeya, është duke bërë prova me robotët me kompaninë e shërbimeve të aeroportit me selinë në Dubai, Dnata, brenda aeroplanëve Embrarer të “Helvetic Airways”.

Kjo linjë e aeroplanëve privatë është në pronë të miliarderit zviceran Martin Ebnert.

Prodhuesit e aeroplanëve prapë duhet të certifikojnë pajisjet dhe po studiojnë ndikimin që kanë dritat me rreze ultraviolet në brendësi të aeroplanit, që mund të zbehet pas shumë dezinfektimeve, thotë bashkëthemeluesi i UVeyas, Jodoc Elmiger.

Ai shpreson se robotët pastrues mund të reduktojnë frikën e njerëzve nga fluturimi, ndonëse ende COVID-19 po qarkullon.

“Kjo është një teknologji e dëshmuar, është përdorur për 50 vjet në spitale dhe laboratorë, është shumë efikase. Nuk lë asnjë gjurmë”, ka thënë Elmiger, raporton agjencia Reuters, shkruan anabel.

Ekipi i Elmigerit ka ndërtuar tre robotë prototip, një prej të cilëve demonostroi brenda një aeroplani të Helvetic Air]ays në aeroportin e Zurichut./Demokracia.com

 

Të ngjashme