Sport
Robin Krasniqi “vije” në qytetin tuaj, fillon turneu për promovimin e meçit të 5 gushtit
Demokracia
20:39 | 14 Korrik 2023

Share:

Boksieri Robin Krasniqi do të vizitojë shtatë qendrat e mëdha të Kosovës. Kjo bëhet me qëllim të promovimit të meçit të 5 gushtit në Prishtinë.

Deri më 5 gusht, Krasniqi do të vazhdojë me aktivitete përcjellëse me qëllimin që atmosferën e meçit të madh ndërkombëtar ta dërgojë në 7 qendrat e mëdha të Kosovës.

Kjo do të mundësohet përmes karvanit 7 ditor të autobusit të eventit, i cili do t’i vizitojë qytetet më të mëdha të Kosovës.

Në secilën prej këtyre qendrave, do të shpaloset ekspozita me fotografitë e Robin Krasniqit, e poashtu do të shfaqet edhe filmi dokumentar kushtuar jetës e karrierës së kampionit tonë, e përveç tyre, në autobus mund të gjeni edhe biletat për ndeshjen e 5 gushtit.

Ky është njoftimi i plotë:

ROBIN KRASNIQI ”VIE” NË QYTETIN TUAJ

Pas aktiviteteve të ngjeshura tash e një muaj, menaxhmenti i Robin Krasniqit i falënderon të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike dhe të gjithë qytetarët, për mbështetjen e parezervë që i kanë dhënë Robinit dhe eventit të madh të 5 gushtit.

Megjithatë, deri në atë datë, vazhdojmë me aktivitetet përcjellëse, me qëllim që atmosferën e meçit të madh ndërkombëtar, ta sjellim në 7 qendrat më të mëdha të Kosovës.

Kjo do të mundësohet përmes karvanit 7 ditor të autobusit të eventit, i cili do t’i vizitojë qytetet më të mëdha të Kosovës.

Në secilën prej këtyre qendrave, do të shpaloset ekspozita me fotografitë e Robin Krasniqit, e poashtu do të shfaqet edhe filmi dokumentar kushtuar jetës e karrierës së kampionit tonë, e përveç tyre, në autobus mund të gjeni edhe biletat për ndeshjen e 5 gushtit.

Festë, muzikë dhe mundësi për të mësuar më shumë për eventin dhe Robin Krasniqin, sipas datave të shënuara më poshtë:

17 korrik 2023, 19:00h • PRIZREN

18 korrik 2023, 19:00h • GJAKOVË

19 korrik 2023, 19:00h • PEJË

20 korrik 2023, 19:00h • FERIZAJ

21 korrik 2023, 19:00h • GJILAN

22 korrik 2023, 19:00h • MITROVICË

24 korrik 2023, 20:00h • PRISHTINË

 

Të ngjashme