Lajme
Robertson: E dënoj pa rezerva sulmin terrorist në Bajnskë, s’ka rrezik për luftë të re në rajon
Demokracia
13:31 | 15 Qershor 2024

Share:

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson ka thënë se e dënon pa rezerva sulmin terrorist në Bajnskë të Zveçanit.

Në një prononcim për “Kosova Press” ai ka thënë se duhet të ndryshojë imazhi i Ballkanit Perëndimor nga një zonë problematike, në diçka që kontribuon në sigurinë evropiane.

Duke folur për mundësinë e një lufte të re në rajon, ai është shprehur se nuk ka rrezik për këtë, megjithatë, tha se ëshë i shqetësuar se në rast të suksesit të Rusisë në pushtimin e Ukrainës, Ballkani Perëndimor mund të bëhet një zonë ku presidenti rus, Putin do të bëjë telashe.

Mes tjerash, ai citohet se ka folur edhe për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, gjë për të cilën ka thënë se do të sillte paqe të qëndrueshme në rajon.

Të ngjashme